
Kryeministri Rama tha se ka nevojë për një reformë të thellë në administratën e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke e cilësuar qasjen aktuale si të shkëputur nga realiteti dhe nga dinamika që kërkon koha.
Rama u shpreh se këto dy ministri “jetojnë në një kohë tjetër”, duke theksuar se nuk është çështje e individëve, por e vizionit dhe orientimit institucional.
Kryeministri i cilësoi prefekturat si institucione pa ndikim real në qeverisjen vendore dhe punët e brendshme.
“Duhet filluar nga godina e ministrisë. Ministria e Brendshme duhet ta shohë 360 gradë fushën e punëve dhe te orientojë drejtimin e punëve si në çdo vend të BE-së. Ndarja është shumë e qartë për sa i përket punëve të brendshme.
Administrata e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme janë dy administrata që jetojnë në një kohë orare tjetër. nuk është çështje e punonjësve, është për vizionin, orientimin, asaj që kërkohet nga administrata.
Faktikisht ndryshimi rrënjësor i administratës, që fillon nga ndryshimi i qasjes nën një drejtim që kërkon të shihen ndryshe punët e brendshme është një domosdoshmëri. Arsimi dhe edukimi i trupës policore, është çështje e Ministrisë së Brendshme. Funksionimi i prefekturave, dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme, në realitet është i mangët.
Institucione që e kanë humbur peshën, kanë humbur kuptimin. Na duhet një reformë për prefekturat, të cilën do ta bashkëudhëheqin që në konceptim ministrja e brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin Vendor. Duhet të dalin në përfundimin a na duhen prefekturat apo nuk na duhen fare. Dhe nëse na duhen prefekturat, çfarë forme duhet të ketë, si të bëhen vlerë e shtuar, dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër 0-s”, tha Rama.
Lini një Përgjigje