TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2025, 10:56

Sulmet e Ramës ndaj gjyqësorit, kreu i ILD: Sistemi ndodhet në trysni antikushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet e Ramës ndaj gjyqësorit, kreu i ILD: Sistemi ndodhet në
Artur Metani

Kreu i ILD Artur Medani ka komentuar sulmet nga politika e Ramës, ndaj gjyqtarëve lidhur me vendimet që ata marrin. Ai tha se drejtësia kohët e fundit është vënë në trysni antikushtetuese.

Deklarata u bë gjatë një takimi të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin Matra, të qeverisë së Mbretërisë së Holandës, ku pjesë ishte dhe kreu i SPAK Altin Dumani.

“U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes se pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë”, shprehet Metani.

Metanin shtoi se duhet vetëpërmbajtje dhe distancim nga deklaratat publike. Kreu i ILD sqaron se përgjigja direkte e këtyre reagimeve nuk është punë e asnjë gjyqtari dhe se mosreagimi nuk është dobësi nga ana e tyre, por është vetëpërmbajtje.

“Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë. Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po! Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera”, shtoi ai.

artur metani ild sulmet e rames ndaj gjyqesorit

2 Komente

  1. a
    accidentally_genius

    doli ky ,,, hahahhahaha,,, ketu eshte bere vari karin gjithcka ,, bobo ,, kush eshte ne krye te drejtesise ,, i doli gjumi ketij drejtorit te ripjerdhjes ,,, une personalisht ketij nuk i besoj as koqet tia le ne dore , e jo me drejtesine ,, ca behet ne kete hale vend mor zot .. si eshte e mundur i katandis ky vend keshtu ,,, si spo del nje avni rustem e tia derdhe trute ketij palo qe kemi ne krye,,, deshperim ,, deshperim i thelle ,, medet

    1. a
      accidentally_genius

      ueee ca fytyre mor zot ,,, pupupu ,, me kete fytyre qe ka ky ,,, te vjen turp te thuash qe jam njeri ,, me shume perfafrohemi me majmunin , ariun krokodilin se me ket e,, hahahahahahahahah vari karin Lavdi pidhit rrofte oral seksi

      Lini një Përgjigje