TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2025, 10:40

Kaosi në Kuvend, reagon BE: Keqardhje! Shqiptarët nuk u informuan për programin e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend, reagon BE: Keqardhje! Shqiptarët nuk u informuan
Kaosi në Kuvend, 18 Shtator 2025

Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvend, ku seanca që ishte parashikuar si maratonë për diskutimet dhe miratimin e programit të qeverisë, u mbyll për 25 minuta mes kaosit dhe bllokimit të foltores nga opozita, ka reaguar për mediat edhe delegacioni i BE që ndodhej prezent në seancë.

Më tej delegacioni thekson se “është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit”.

"Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu.

Në kontekstin e anëtarësimit, Parlamenti ka një rol vendimtar për të luajtur në debatin dhe miratimin e reformave legjislative që lidhen me BE-në, duke vlerësuar ndikimet e tyre dhe duke siguruar që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për të diskutuar pikëpamje dhe qasje të ndryshme ndaj objektivit të anëtarësimit, i cili mbetet një ambicie ndërpartiake. Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit.

Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë angazhimin e tij për të forcuar rolin e parlamentit si një institucion që promovon dhe mishëron dialogun e hapur dhe gjithëpërfshirës politik. Ne besojmë se të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë do të jenë në gjendje dhe të gatshëm të luajnë rolin e tyre në kontributin drejt përparimit të Shqipërisë për përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në BE.", thuhet në reagim.

kaosi në kuvend dhe gjuajtja me shishe drejt ramës

Lini një Përgjigje