Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka folur me kritika për Ministrinë e Brendshme, në prezantimin e drejtueses së re Albana Koçiu, duke u shprehur se jeton në një zonë tjetër orare.
Rama theksoi se Ministria e Brendshme është 12 orë mbrapa, teksa theksoi “duhet të presësh që të vijë darka këtu që të zgjohen, ky është realiteti”.
"Ministria e Brendshme jeton në zonë tjetër orare, nuk është metaforë. Nëse për Shqipërinë ora është 13:30 pas dreke, për ministrinë e Brendshme ora është 01:30 e natës.
Duhet të presësh që të vijë darka këtu që të zgjohen në ministrinë e Brendshme. Ky është realiteti. Dhe nëse për Shqipërinë është ora 13:30 pas dreke, e një dite shtator 2025 për ministrinë Brendshme është ora 01:30 e natës, e nëntorit 2001.", tha Rama.
Shefi i qeverisë po ashtu nxori në pah mungesën e një sistemi funksional të adresave për vendbanimet shqiptare, një problem që vazhdon të jetë i pranishëm edhe pas 35 vitesh.
“Albana Koçiu vjen me një profil krejt tjetër nga paraardhësit dhe me një mision të qartë: ta kthejë Ministrinë nga një institucion tradicionalisht i lidhur ngushtë me Policinë e Shtetit, në një ministri Punësh të Brendshme që funksionon sipas standardeve evropiane.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën vetëm punë policore dhe ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Një qasje tjetër është e domosdoshme, sepse sfidat e së ardhmes kërkojnë ndryshime thelbësore, jo vetëm për problemet që kanë ndodhur, por për ato që do të ndodhin,” përfundoi kryeministri Rama.
Lini një Përgjigje