TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2025, 13:51

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, Berisha bën fajtor Edi Ramën: Do mbajë përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, Berisha bën fajtor Edi

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se vendosja e tritolit në banesën e Xhelal Mziut kishte për synim për t’i mbyllur gojën deputetit të PD-së, duke theksuar se sulmi u krye nga banditë shtetërorë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se përgjegjësi është Edi Rama, ndërsa theksoi se kryeministri do të mbajë përgjegjësi maksimale.

Kryedemokrati tha se masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe në zonën përreth.

"Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës. Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.

Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.

Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.

Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale", tha Berisha.

 

1 Komente

  1. S
    Shpresa

    I ben ti ato pune per te pare surratin rend ti je nga ata te te vret naten e te qan diten po s'u zhduket ti nga Faqa e dheut s'do ketë qetësi ky vend o hall

    Lini një Përgjigje