TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2025, 13:51

Edi Rama: Gjithë vendi do të mbulohet me kamera sigurie 

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama: Gjithë vendi do të mbulohet me kamera sigurie 
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rrugët e vendit do të mbulohen me kamera sigurie. Ai theksoi se kamera do të ketë edhe brenda klasave të shkollave. 

“Na janë dashur muaj të tërë, që mund të mbushnin edhe vitin, për të konkluduar marrëveshjen më të rëndësishme për sigurinë, me Emiratet e Bashkuara që tanimë, më në fund u konkludua dhe që do na japë mundësinë të kemi qytetet inteligjente, mbulim me kamera inteligjente tërësor nga rrugët te shkollat, brenda klasës, për të na dhënë një nivel sigurie të standardit më të lartë europian”, tha Rama.

Ai tha se edhe në këtë proces, do ketë rol udhëheqës ministrja Koçiu.

“Këto parametra, që e kam thënë dhe te programi që nuk e prezantova dje, lidhen me një punë më të madhe të Ministrisë së Brendshme. Qytetet e mëdha dhe akset e mëdha kombëtare, sigurie  lartë në shkolla, me sistem videoje regjistrimi të të gjthë veprimtarisë brenda shkollës. S’do ketë më historira sa thika ishin, larg qoftë, apo kush i ra i pari me shpullë tjetrit se pastaj kalon në shkulje flokësh mes prindit dhe prindit, apo prindit dhe mësuesit. Survejim ajror me dronë inteligjentë!”, shtoi ai.

Kryeministri ironizoi punën e bërë deri më sot nga ana e Policisë së Shtetit, duke theksuar se ka qenë më shumë pjesë e problemit, se sa e zgjidhjes.

“Se ku e gjenin atë kriminelin atje në majë të Dajtit, ndërkohë këtu në mes të syrit të Tiranës, katet pa leje”, deklaroi ai gjatë prezantimit të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu.

kamera sigurie ne vend edi rama

2 Komente

  1. L
    Ladi

    Gjëra që duhet të ishin bërë që në fillimin e mandatit të parë kërkojnë ti bëjnë në.mandatin e 4. Shkrirja e inspektoriateve pranë zyrave vendore arsimore shkatërou përfundimisht arsimin.

    1. R
      Romeo

      Kemi nevojë per leke dhe per Diellen! Na duhen URGJENT Kamera....

      Lini një Përgjigje