TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2023, 07:59

Tre “muskutjerët” e opozitës që po sfidojnë Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Tre “muskutjerët” e opozitës që po sfidojnë
Edi Rama

Analisti Neritan Alibali u shpreh se Igli Cara, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi janë tre 'musketjerët' që tashmë janë duke sfiduar Edi Ramën. Ai tha gjithashtu se këta të tre janë brezi i liderëve të rinjë që mund të sjellin ndryshime në opozitën pas zgjedhjeve.

Trekëndëshi Tiranë, Durrës, Elbasan është trekëndëshi më i madh gjeostrategjik për zhvillimin e vendit dhe ka konatacion të fuqishëm politik. Në këtë aspekt ju të tre, ti Belindi dhe Luçiano jeni tre musketjerët e opozitës dhe përballë keni ushtarët e kardinalit të kuq që është Rama. Në këtë aspekt ju shikoj jo thjesht si kandidatë për kryetar bashkie, por përtej kësaj.Sepse nëse ju edhe sikur asnjëri të mos fitojë por diferenca mes votave me PS, që ka gjithë atë makineri të jashtëzakonshme është e vogël, kjo është fitore e madhe për zgjedhjet e 2025. Ti dhe Luçiano jeni kandidatë që nuk keni kandidatë tjetër nga opozita, ju të dy keni një mision në të ardhmen pas zgjedhjeve. Sepse jeni brezi i ri i liderëve të opozitës”,-tha Neritan Alibali.

zgjedhjet e 14 majit #edi rama në një “grusht” fsheh fbi-në

Lini një Përgjigje