
Kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Roland Bejko ka akuzuar Berishën dhe Metën se bashkëpunojnë me Ramën. Sipas tij, të tre krerët e politikës në Shqipëri, janë bashkë.
Në emisionin “Opinion”, Bejko tha se Berisha është ortak me socialistët, madje shtoi se familja e tij ka marrë plot 61 leje ndërtimi për pallate të larta në Tiranë. Ai tha se pas 14 majit PD zyrtare do të marrë selinë.
“Jo vetëm vulën, do marrim edhe selinë. Selinë e kanë sot se i ndihmon Edi Rama. Edi Rama e ka shtetin, të shkojë aty dhe të lirojë selinë. Secili demokrat ka bërë zgjedhjen e tij. PD jemi ne! PD nuk është pronë e Sali Berishës. PD është e amerikanëve, është e shqiptarëve. Sal Berisha të ndërtojë partinë e non-gratës. Është hera e parë në pluralizmin shqiptar që krijohet një mur i lartë rezistence nga Sali Berisha, dhe Sali Berisha nuk largohet nga partia.
Ata janë bashkë, ka 61 leje që ka marrë familja e non-gratës. Tregun ushqimor kush e ka? Unë e kam? Janë ortak bashkë”, tha ndër të tjera Bejko.
Lini një Përgjigje