TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2023, 21:57

14 maji, Benet Beci: Ta bëjmë Shkodrën qytetin ku të rinjtë duan të kthehen

Shkruar nga Pamfleti

14 maji, Benet Beci: Ta bëjmë Shkodrën qytetin ku të

Kandidati i PS për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka kërkuar që shkodranët t’i besojnë projektit të tij për bashkinë e vendit.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Beci shkruan se qëllimi i tij është ta kthejë Shkodrën në qendrën rajonale të zhvillimit, turizmit dhe trashëgimisë.

 Më tej ai ka shtuar se në Shkodër do të hapen vende pune dhe do të forcohet ekonomia duke bërë kështu që të rinjtë të kthehen në qytetin e tyre.

“Unë po kërkoj që Shkodra t’i besojë projektit tim për bashkinë. Unë dua të bëj atë që di të bëj, të nis projekte, të bëj bashkë njerëz të aftë, të ndërtoj ekipe të qëndrueshme, të hartojmë plane pune konkrete e të thithim donatorë e investitorë strategjikë; do të jetë edhe qeveria njëri prej tyre, s’kam asnjë kompleks për këtë, përkundrazi. Madje pikësynimi im ky është, ta kthejmë Shkodrën në bashkinë kampione në vend, për sigurimin e fondeve për t'u bërë qendra rajonale e zhvillimit, e turizmit, e kulturës, e trashëgimisë. Bashkinë që hap vende pune, forcon ekonominë, zhvillon territorin dhe që ka një qëllim...të bëjë Shkodrën qytetin ku të rinjtë duan të kthehen.”, shkruan Beci.

benet beci shkoder bashki

Lini një Përgjigje