TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 15:44

“Ti Sali do vazhdosh t’i hash atë që s’thuhet PS”, Balla ofendon Berishën në Kuvend, Noka kërkon përjashtim

Shkruar nga Pamfleti

“Ti Sali do vazhdosh t’i hash atë që s’thuhet

Seanca parlamentare e ditës së sotme është shoqëruar me debate mes PS dhe opozitës.  Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit i bëri thirrje Drejtësisë së re të hetojë korrupsionin e non-gratës Sali Berisha. Por nga ana tjetër nuk ndali dhe fyerjet.

Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën”, tha Balla.

Por ndaj tij reagoi ashpër Flamur Noka. Ai kërkoi nga drejtuesja e Seancës që të përjashtojë Ballën. Noka tha se fjalori i tij është fjalor rruge dhe aspak i denjë për sallën e Parlamentit.

Merr masa për ta përjashtuar! Merr masa kryetare. Jeni nënë dhe gjyshe, nuk besoj se jeni shurdhe. Është fjalë që nuk mund të përdoret zhargon, ndërhyni dhe merrni masa, të përjashtohet urgjentisht si alabak ordiner, për gjuhën e përdorur. Une e kutpoj se ju mund të jeni mësuar, por kjo është e paparanueshme”, i kërkoi deputeti demokrat, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ndërkohë, Balla replikoi duke thënë se nuk ka thënë ndonjë fjalë jo etike dhe se “atyre që u shkon mendja tek ajo fjala kanë probleme të tyre mendore”.

Për reagimin e atyre që janë ngjitur pas këpucës së Saliut dhe iu shkon mendja tek ndonjë fjalë jo etike. Por unë në fjalën time nuk kam përdorur ndonjë fjalë jo etike. Atyre që u shkon mendja tek ajo fjala kanë probleme të tyre mendore. Ajo që po u them është se Berisha Partisë Socialiste, edhe 10 kanë kaluar, edhe 10 do kalojë, do vazhdojë ti bëjë atë që ka marrë si përgjigje përgjatë këtyre viteve. Kaq kisha”, përfundoi ai.

kuvendi senca

Lini një Përgjigje