TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 14:22

Balla mbron patronazhistët: Organizim që e kanë të gjitha partitë fituese në Europë

Shkruar nga Pamfleti

Balla mbron patronazhistët: Organizim që e kanë të gjitha

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga opozita për Partinë Socialiste se po dhunon të dhënat personale me aplikacionin “Aktivisti”, duke e quajtur si idiotësi.

Balla tha se ky aplikacion është një strukturë apo një organizim që e kanë të gjitha partitë politike, fituese në Europë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se opozita nuk analizon humbjen e saj më 14 maji, por gjen shkakun tek strukturat e Partisë Socialiste.

“Është bërë e udhës që opozita, që humb zgjedhje pas zgjedhje e shikon arsyen e humbjes tek strukturat organizative e Partisë Socialiste dhe e dëgjova zonjën Vokshi të përmend patronazhistët apo aktivistët e Partisë Socialiste. Një strukturë apo një organizim që e kanë të gjitha partitë politike, fituese në Europë. Ju, jo ju bishti, por flasë për ata që janë Partia Demokratike me letra, jeni parti si motër e Kristian Demokratëve Gjermanë, merrini e pyetini, a kanë Partia Unioni Kristian Demokrat Gjerman, a ka një aplikacion të vetin, padyshim që e kanë. Tani të vish këtu e të thuash në Kuvend, përse PS ka një aplikacion të vetin, dhe kjo është shkelje, ose dhunim i të dhënave personale, është minimalisht idiotësi, që ju vazhdoni ngulni këmbë në këtë idiotësi dhe ne do vazhdojmë t’ju mundim përsëri”, tha Balla.

balla patronazhiste

Lini një Përgjigje