TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 13:57

Drafti për Asociacionin në Kosovë , reagon ashpër deputeti: Zëdhënës i Vuçiç, pse e mban sekret?

Shkruar nga Pamfleti

Drafti për Asociacionin në Kosovë , reagon ashpër deputeti:

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me iniciativën e kryeministrit Edi Rama për draftin për asociacionit.

Në një reagim në ‘Facebook’ Shehu thekson se Rama duhet të kuptojë që nuk është Guvernator i Kosovës dhe zëdhënës i Vuçiçit.

Mes të tjerash Shehu pyet se mbi cilat kompetenca dhe atribute Rama merr iniciativën që “të hartojë” një draft për Asociacionin në Veri të Kosovës dhe ta shpërndajë atë zyrtarisht.

"Rama duhet kuptojë se nuk është Guvernatori i Kosovës.
Aq më keq, një Guvernator-zëdhenës i Vuçiç!

Kam një pyetje direkte:
— Mbi cilat kompetenca, atribute, a diçka tjetër ai merr inisiativën “të hartojë” një draft për Asociacionin në Veri të Kosovës, ta shpërndajë zyrtarisht atë?!
Pa asnjë konsultim me Kosovën!!
Ashtu si veproi edhe me marrëveshjen famëkeqe në Nish me Vuçiç.

Me mbështetjen, që i dha projektit serb të « shkëmbimit të territoreve ».

Me “promovimin”, që i bëri e i bën projektit për “Ballkanin e hapur”, ose më mirë “Jugosllavia e Re”!
Rama duhet të kuptoje se Kosova është një shtet sovran, me Presidentin, Parlamentin, Qeverinë e saj.
Qoftë dhe vetem paternalizmi, që ai kërkon të demostrojë mbi Kosovën influencon direkt e indirekt në zbehjen e pavarësisë së saj.
Kjo është sinkron me politikat e Vuçiç e të të gjithë atyre, që kërkojnë të zbehin një Kosovë të pavarur.

Dhe ky është një qëndrim, veprim, histori tashmë i gjatë e konstant, shumë më tepër se vetëm një paternalizëm i veçuar!
Me projektet serbe, q@ ai mbeshtet.
Me anatemimin qe ai i ben cdo dite Kosoves.
Me mbrojtjen e pa lekundeshme ndaj Vuçiçit, ngritjen e tij ne piedestalin e « paqes e stabilitetit rajonal ».
Kur realiteti është i kundërti!", shkruan Shehu.

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një draft-propozim sot për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një konferencë të posaçme për shtyp për situatën në Kosovë, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se draft-propozimin e tij të hartuar me ekspertë të nivelit të lartë amerikanë dhe europianë ja ka përcjellë Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz.

rama propozon draft për asociacionin e komunave serbe tritan shehu

Lini një Përgjigje