
Arrestimet që po ndodhin javët e fundit në kampin socialist kanë rikthyer trishtimin në radhët e së majtës. Arrestimi i Dakos dhe i Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë u bë objekt debati sot në Kuvend, ku Sali Berisha sulmoi shumë ashpër qeverinë dhe PS. Ndaj tij reagoi Taulant Balla, kreu i grupit të PS, i cili kërkoi nga SPAK që të mos merret me 3 mln lekët e sekretares, por të hetojë Berishën.
“Vangjush Dako ka shpërdorur detyrën, kur ky, se nuk dua të hy të drejtësia, e cila duhet të bëjë detyrën, por mirë është ta bëjë njësoj për të gjithë. Sali Berisha, ka vrarë duke shpërdoruar detyrën. Nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës meqenëse atje mbahet peng dosja e vrasjes së Aleks Nikës, e cila sipas prokurorisë është vrasje pa autor. Kur Sali Berisha ka dalë këtu dhe në 7 studio dhe ka thënë e kam vrarë unë. Dhe të vijë këtu Berisha dhe të marrë nëpër gojë njerëz të cilët janë para drejtësisë. Të vijë këtu Berisha dhe të thotë se Sekretarja e MSH u arrestua për ryshfet 3 mln lekë të vjetra. E kam përshëndetur dhe do e përshëndes punën e SPAK ndaj kujtdo. Por që ky të vijë këtu dhe ndërkohë që ngre akuza dhe në orën 11 sot duhej të ishte përballë meje, përballë gjyqtares e prokurores se e kam paditur në GJKKO për shpifje, padi penale, ky nuk vjen. E keni parë që ky bën gjithçka, madje dhe komplekson SPAK. Se nuk i thotë rastësisht SKAP, është një kompleks që mundohet t’ia bëjë siç ka bërë në këto 30 vite. Edhe po e thirrën në SPAK ky nuk shkon. Ky këllqe dhe prapanicë që të shkojë përpara prokurorëve nuk ka. Ky është një i vdekur që vazhdon të ecë në këmbë dhe fundi më ekzemplar i gjithë kësj, ky flet në emër të SHBA. Ky që SHBA e kanë shpallur me vulë e firmë që nuk hyn dot në territorin ameirkan”, tha Balla.
Më tej ai u ndal dhe te dosjet konkrete. Sipas Ballës, një ndër to është afër e privatizimit të OSSH nga CEZ. Po ashtu përmendi dhe Gërdecin dhe djalin e ish-kryeministrit.
“Çfarë bën drejtësi përpara se t’i drejtohet SHBA e Britanisë, vetë Berisha e ka lexuar vendimin ku Britania e akuzon me emra. Bashkëpunim me Fazlliç për 2-3 gjëra. Flasim për 3 milionshin e sekretares, shumë mirë. Por këtë historinë e 408 mln euro të privatizimit të OSSH, e cila u privatizua si i vetmi objekt shtetëror që kur u shit, ata qe shitën, nuk përcaktonin vlerën sa kushton.
Natyrshëm atë që kam merakun e emrave është dosja e Gërdecit. Që shpjegoj të jetë babai iu gjithë asaj afere, që është familja e Berishës. Ministri raportonte te Shkëlzen Berisha. Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi raportonte te i biri i Sali Berishës. Te 21 janari shpresojnë parashkrimin. Nuk parashkruhet vrasja. Ka shpërdoruar detyrën me pasojë vrasjen e protestuesve”, tha Balla.
Më pas pati dhe tensione në sallë. Balla tha se Berisha duhet tu “hajë” çdo gjë socialistëve. Më pas Flamur Noka kërkoi përjashtimin e tij nga Salla, por u refuzua nga Lindita Nikolla. /Pamfleti
Lini një Përgjigje