Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protestat e opozitës nuk kanë si objektiv kryesor zv.kryeministren Belinda Balluku, por kryeministrin Edi Rama.
Sipas Berishës, Balluku është “aksesor” i Ramës, ndërsa përgjegjësia për aferat e mëdhasipas tij, bie mbi kreun e qeverisë. Ai theksoi se fokusi i protestave të thirrura nga opozita është kryeministri, duke shtuar se pas skandaleve që janë denoncuar publikisht, fshihet Rama si përgjegjësi kryesor.
“Protestat tona nuk kanë në fokus Ballukun, fokus kryesor është kryehajduti i kombit Edi Rama. Balluku është aksesori i tij, një aksesore e tij. Por revolta, kryengritja paqësore ka në epiqendër Edi Ramën për ne. Çdo qytetar duhet ta kenë të qartë , ai është nëna e nënës së të gjitha këtyre aferave që kanë dalë, AKSHI është të paktën 3 herë më kriminal, më i rëndë se çdo aferë tjetër. A dini se nëse në aferën Balluku janë vjedh taksat e çdo shqiptarëve në aferën AKSHI janë vjedh të dhënat personale të çdo shqiptari. Çdo e dhënë në telefonat e tyre, në galeritë e fotografive, bisedat e tyre që të gjitha janë plaçkitur. Pra e kuptoni ju që kartelet e drogës kanë të dhënat për çdo qytetar, për çdo ambasador, për çdo njeri që jeton në Shqipëri. AKSHI është afera më e pashembullt në historinë e Europës”, tha ai.
Lini një Përgjigje