
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel ka zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit Europian, Chales Michel për të folur në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Twitter, Rama ka bërë me dije se në takimk kanë komentuar edhe lirimin e tre policiëve kosovarë, ndërsa theksoi se ky ishte në lajm i mirë por i vonuar.
Më tej kryeministri shtoi se domosdoshmëria për ulje të tensioneve duhet parë nga të dyja palët si një detyrim madhor për rajonin pasi nuk mund të merret peng nga askush.
“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje