
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimin për datën e zgjedhjeve në Rrogozhinë. Edhe pse flitej se do të mbaheshin zgjedhjet më 23 korrik, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për rinumërimin e votave në Kuçovë, KQZ ka vendosur të shtyjë vendimmarrjen.
Kujtojmë se para 3 ditësh, KQZ doli me një projekt-vendim për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë. Në dokumentin zyrtar thuhej se u vendos që zgjedhjet të përsëriten në datën 23 Korrik 2023. Ilirjan Celibashi tha se miratimi i datës së zgjedhjeve do të bëhet pasi Kolegji Zgjedhor të vendosë edhe për Bashkinë e Kuçovës, ku kërkohet sërish përsëritje e zgjedhjeve.
Por, mesa duket një vendim i tillë është kundërshtuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë u vendos pasi kutia e burgut u bë përcaktuese për fitoren e socialistëve.
Po sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë mandatin për kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafanit, Rakip Sulit për bashkinë e Kamzës si dhe Gledian Llatjas për bashkinë e Elbasanit.
Lini një Përgjigje