TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2023, 10:35

Tabaku kritika qeverisë: 50 lekë në ditë nuk quhet rritje, pensionistë do të jenë po aq të varfër sa janë sot

Shkruar nga Pamfleti

Tabaku kritika qeverisë: 50 lekë në ditë nuk quhet rritje,

Duke filluar nga data 1 tetor 2023, hyn në fuqi indeksimi i pensioneve në masën 8.6 %. Në lidhje me këtë, ka reaguar deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila shprehet se rritja nuk është e mjaftueshme.

Tabaku tha se rritja e pensioneve me 50 lekë në ditë nuk do u vlejë aspak të moshuarve, pasi çmimet po rriten gjithnjë e më shumë.

Kjo rritje sipas Tabakut nuk do ndihet aspak te pensionistët, duke shtuar se ata do vazhdojnë po aq të varfër sa një vit më parë.

“Fatkeqësisht pensionistët janë shtresa më e varfër e shoqërisë. Pensionistët sot rritjen e çmimeve të disa produkteve e kanë ndjerë më shumë se sa të tjerët. E kanë ndjerë sepse pensionet e tyre janë sa 40% e mesatares së pensioneve në BE.

Kjo që po bën qeveria nuk quhet as rritje pensionesh, as indeksim. 50 lekë në ditë një pensionisti nuk do t’i dalë për asgjë me çmimet që rriten përditë dhe me situatën ekonomike.

Ato do jenë po aq të varfër nesër po aq sa ç’kanë qenë sot, po aq sa kanë qenë gjatë vitit të fundit”, shkruan Tabaku.

tabaku qeveri kritika pensioniste

Lini një Përgjigje