TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2023, 07:10

Prishtina i refuzoi idenë e rikthimit të KFOR-it, Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës, palët të veprojnë me maturi!

Shkruar nga Pamfleti
Prishtina i refuzoi idenë e rikthimit të KFOR-it, Rama: Shqipëria
Edi Rama

Rama i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës të veprojnë me maturi e përgjegjësi.

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjes së SHBA-ve për të ulur menjëherë tensionet në veri të Kosovës. Rama i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës të veprojnë me maturi e përgjegjësi.

Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.”- shkruan Rama.

Shtetet e Bashkuara shprehen shqetësime pasi panë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Në thirrjen lidhur me këtë zhvillim, Uashingtoni ashpërsoi tonet me Serbinë, duke i kërkuar të tërheqë menjëherë forcat nga kufiri.

Kujtojmë në një konferencë me gazetarët, Rama doli dje me një propozim surprizë, duke kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në Veri. Por kjo ide është kundërshtuar nga Prishtina. Vetë kryeministri Kurti dhe ministrja e Jashtme Gërvalla dolën kundër Ramës. Ata u shprehën se veriun e kontrollon policia dhe nuk ka nevojë për KFOR. Rama ka reaguar sërish sot duke tentuar të justifikojë propozimin e tij

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Manastirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës.

Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti. Lidhur me këtë video, Brukseli tha se nuk shërben për t'u marrë për bazë dhe nevojitet një hetim më i thelluar.

edi rama dialogu kosovë-serbi

Lini një Përgjigje