TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shkurt 2026, 11:38

Stërvitja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu mesazh Vuçiçit: Panik i pajustifikuar nga Beogradi

Shkruar nga Pamfleti
Stërvitja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për deklaratat nga Beogradi pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

Vengu thotë se bashkëpunimi trilateral nuk është një kërcënim për Serbinë dhe se reagimet nga institucionet në Beograd dhe presidenti VUçiç janë të pajustifikuara.

"I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër. Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë", tha Vengu.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar menjëherë pas firmosjes së kësaj aleance ushtarake nga tre ministrat e mbrojtjes Pirro Vëngu, Ejup Maqedonci dhe ministri kroat Ivan Anusiç, duke e cilësuar si një “garë armësh” që cenon stabilitetin rajonal dhe se për këtë do të kërkojë shpjegime nga ministria e jashtme e Shqipërisë dhe Kroacisë, pasi kjo aleancë ushtarake sipas tij nuk duhej formuar pa konsultim me Beogradin.

 

vengu mesazh vuçiç

Lini një Përgjigje