
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar një prej çështjeve më të përfolura, “McGonigal” ku paralajmëroi për një stinë me shumë furtuna dhe lajme.
Lala tha se SPAK duhet t’i shkojë deri në fund dhe të tregojë se cili ka qenë roli i kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu gazetarja tha se janë nën hetim ish-presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, si dhe çështja e inceneratorëve.
“SPAK ka në duar hetime të rëndësishme. Duhet që SPAK të sigurojë prova dhe fakte që të dërgojë parapa hekurave. Çështja ‘McGonigal është një çështje që SPAK duhet t’i shkojë deri në fund. Është një njeri i lartë i FBI-së që mund të ketë shantazhuar ose të ketë punuar kundër opozitës shqiptare. Është detyra e SPAK të tregojë se cili ka qenë roli i Ramës”, u shpreh Lala në një intervistë për News 24.
Lini një Përgjigje