TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 13:37

SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës/ Deputetja e PS: Ne mbështesim pa kushte reformën në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës/ Deputetja e PS: Ne

Deputetja e PS, Evis Kushi komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kushi tha se mazhoranca mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mbështetur reformën në drejtësi.

Sic e kemi deklaruar qëndrimi ynë është i palëkundur ndaj vendimeve të SPAK.

Ndryshe nga opozita, që kur SPAK godet të tyret janë organizatë kriminale dhe kur godet tanët i përgëzojnë, ne e mbështesim në çdo rast punën e SPAK.

Mbështesim reformën në drejtësi, mbështesim SPAK, pavarësisht nëse godet majtas apo djathtas. Vijojmë të palëkundur për të ecur përpara me reformën në drejtësi, pa kthim pas”, u shpreh Kushi në “ABC News”.

sali berisha spak reforma në drejtësi deputetja e ps

Lini një Përgjigje