TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2023, 13:03

‘Duan të na përjshtojnë nga Kuvendi’, Luan Baçi tregon metodën që po ndjek mazhoranca

Shkruar nga Pamfleti

‘Duan të na përjshtojnë nga Kuvendi’, Luan

Deputeti Luan Baçi foli në lidhje me situatën e opozitës dhe kaosin e shkaktuar në Kuvend.

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, Baçi theksoi se mazhoranca kërkon që të përjashtojë të gjithë deputetët nga Kuvendi duke përdorur metodën e përjashtimit me ditë.

Megjithatë sipas tij dhe për përjashtimin e deputetëve duhet të ketë një konsensus por sipas tij këtë gjë mazhoranca nuk e pranon.

“Rama gjithmonë e ka shkelë rregulloren, gjithmonë ka shkelë ligjet. Janë kthyer në robot në kuptimin e plotë të fjalës. As nuk diskutojnë më por thjesht veprojnë në bazë të urdhrave që kanë marrë. Dje ishte Komisioni i Etikës, ku vetëm Bushka ishte aty që ulet në një zyrë a ty dhe merr vendime sipas shkresave që ja kanë bërë të gatshme. Edhe përjashtimi me 60 ditë dhe mundet ta kalojnë, pasi ndryshimi i rregullores do një consensus.

Rregullorja është një rregullore që jeton gjatë që do i shërbejë kësaj mazhorance. Këta nuk mendojnë se do jenë ndonjëherë në opozitë. Këta e kanë shpallur veten si mazhorancë e përhershme. Kjo me 60 ditë bëhet me precedentë. Për arsye se ai do të përjashtojë 6-7 deputetë për 60 ditë, të enjten tjetër po kështu. I bie që brenda një muaj të mos ketë asnjë deputetë të opozitës”, tha deputeti demokrat.

luan baci kuvend mazhoranca

Lini një Përgjigje