
Pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha për aferën Partizani, ky i fundit ka shkuar në mbledhjen e grupit ku marrin pjesë edhe deputetët e Gazment Bardhit.
Berisha tha se do vendosin në mbledhjen e grupit nëse do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që pritet të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit pas kërkesës së SPAK për arrestimin.
Sipas rregullores, Berisha ka të drejtë të marrë pjesë në këtë mbledhje ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar nga Kuvendi autorizim për caktimin e një mase tjetër sigurie për Sali Berishën.
SPAK kërkon caktimin e masës së sigurisë "Arrest me burg" ose “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin. Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet SPAK i është drejtuar Kuvendit për dhënien e lejes për caktimin e një mase të tillë.
Tashmë Këshilli për Rregulloren Imunitetin dhe Mandatet, do të njoftojë Sali Berishën dhe do të caktojë mbledhjen në lidhje me këtë çështje.
Berisha ka të drejtë të paraqesë në Këshill me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.
Gjithashtu ai ka të drejtë të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën. Këshilli brenda 2 javësh i paraqet relacion Kuvendit për rrëzimin ose miratimin e kërkesës së Prokurorisë.
Lini një Përgjigje