
Sipas të dhënave të këtij sondazhi, Ervin Demo është më favorit për të fituar. Padyshim një sondazh online nuk është tregues i mirëfilltë, por ai tregon deri diku prirjen e votës.
Partia Socialiste duket se është favorite në Berat në zgjedhjet e 14 majit. “Pamfleti” ka nisur një cikël sondazhesh për të parë prirjen e votuesve më 14 maj dhe një ditë më parë hapëm një sondazh për Bashkinë e Beratit. Në garë janë kryebashkiaku aktual Ervin Demo, që vjen nga radhët e PS dhe Zija Ismaili, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Sipas të dhënave të këtij sondazhi, Ervin Demo është më favorit për të fituar. Padyshim një sondazh online nuk është tregues i mirëfilltë, por ai tregon deri diku prirjen e votës. Në sondazh kanë marrë pjesë 5358 qytetarë. Të pyetur se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, kë do të votonit në Bashkinë e Beratit? 51 për qind kanë votuar për Ervin Demon, 46 për qind për kandidatin e opozitës Zija Ismaili, ndërsa 3 për qind kanë deklaruar se do abstenojnë.
4 vite më parë Ervin Demo mori mandatin e parë si kryebashkiak i Beratit dhe gjatë qeverisjes së tij në këtë qytet nuk kanë munguar investimet. Si duket kjo i ka bindur qytetarët që t’i japin një shans për një mandat të dytë. Normalisht gjithçka do të vendoset më 14 maj, por prirja duket se anon majtas. Berati gjithmonë ka qenë një Bashki ku përplasja më e madhe ka qenë mes PS dhe LSI. Edhe në këto zgjedhje duket se është e njëjta gjë, por sondazhet paraprake i japin avantazhin socialistëve në këtë qytet. /Pamfleti

Lini një Përgjigje