TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 18:55

“S’më vjen mirë kur i shoh ata që ecëm bashkë para drejtësisë”, Rama: Kush abuzon, përballet me SPAK-un

Shkruar nga Pamfleti

“S’më vjen mirë kur i shoh ata që ecëm

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish të vetët se do të duhet të marrin avokatë nëse i thërret SPAK. Ai ishte këtë pasdite në Durrës, aty ku mblodhi Asamblenë e PS në këtë qytet.

Rama vijon të mburret me reformën në drejtësi, teksa u ndal dhe te ata që i shkuan në burg. Rama u shpreh se nuk ndjehet mirë, por reforma për këtë u bë.

Kush merr besimin e njerëzve, apo merr besimin e njerëzve apo merr një detyrë që është aty për njerëzit, për interes të publikut dhe me atë detyrë kërkon të fitojë në mënyrë të paligjshme, do përballet me ligjin. Dhe kur e thoshim që nuk duam një reformë të majtë apo djathtë, por duam një reformë që godet majtas e djathtas, shumë kush mendonte se është propagandë, faktet thonë që nuk është. Këtë kemi bërë dhe këtë do mbështesim pa kushte. Nuk është e lehtë. Nuk është ndjesi e kënaqshme kur sheh njerëz që ke ndarë një pjesë të rrugës tënde që paraqitur shfaqin një tjetër fytyrë për shkak se dalin të përzier në punë që nuk janë punëra të përbashkëta. Por nga ana tjetër është gjëja e duhur”, tha Rama.

Në fjalën e tij ai u ndal më pas te buxheti, ku u shpreh se do të shkojnë pagat deri në 900 mijë lekë. Po ashtu më pas kritikoi studentët e Mjekësisë që duan të ikin jashtë.

 

Lini një Përgjigje