
Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka ka komentuar zhvillimet e sotme në Kryesinë e Kuvendit, ku deputetët e opozitës bllokuan sërish mbledhjet.
Açka ironizon duke thënë se nuk është notere e ‘marrëveshjes së karrigeve’, teksa shton se dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh. Ajo e cilëson këtë veprim si një puç të ri fashist.
“Unë nuk jam Notere e “Marrëveshjes së Karrigeve”, por Kryetare e Komisionit për Edukim, znj. Kushi!
Puç i ri fashist në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik. Kinse, dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh.
Asnjë përçarje ankuese nuk e përligj mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të paracaktuar për të filluar sot në orën 13.00.
Skenari ka qenë i parapërgatitur (mes palëve në interes) qysh mbrëmë. Unë duhet vetëm të vija firmën, t’ua legjitimoja “Marrëveshjen e Karrigeve”.
Ja ora kur jam njoftuar për skenarin e parapërgatitur.
Sot, ora: 11.4
Nga e dinin këta mbrëmë se ç’do të ndodhte sot?! Qëllimi ka qenë i qartë: Kalimi online, pa debat, pa shpjegimet publike për dështimet, pa përfshirë zërin e Opozitës në Projekt-buxhetin e vitit 2024.
Unë e denoncoj publikisht këtë marrëveshje djallëzore kundër mirëqenies së shqiptarëve”, shkruan Açka në Facebook.
Lini një Përgjigje