
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për skandalin e publikuar sot me bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj, i cili në muajin nëntor akuzohet se ka qëlluar me thikë drejtorin e Trajtimit të Kredive.
Sula e quajti rastin një skandal. Madje duke hequr një paralele me situatën e kryeministrit spanjoll, i cili po mendonte të jepte dorëheqjen pasi gruaja e tij po hetohej për korrupsion, Sula tregon diferencat me Shqipërinë.
“Kryeministri spanjoll tronditi opinionin publik këto ditë kur pezulloi punën dhe tha se po mendonte të jepte dorëheqjen sepse gruaja e tij po hetohej për korrupsion. Pra ai ishte duke u hetuar për korrupsion, ai nuk u dënua që do të thotë se gjatë hetimeve ai mund të rezultojë i pafajshëm.
Kryeministri ynë, i cili kërkon të marrë në çdo moment vëmendjen e mediave, e mbrojti dhe u shpreh i bindur se gjithçka do të jetë në favor të homologut të tij spanjoll.
Pa u tharë boja e lajmit të kryeministrit tonë, sot mediat publikuan një ngjarje të nëntorit të kaluar ku bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj plagosi në mes të ditës, në mes të Tiranës, ish-bashkëshorten në ngarkim të saj”, thekson Sula
Sakaq, deputeti demokrat Dashnor Sula ka ironizuar dy standardet, duke ngritur një pyetje retorike nëse kryeministri do të mbështesë publikisht këtë situatë me bashkëshortin e ministres Ibrahimaj, njësoj si me rastin e kryeministrit spanjoll.
“Por sot kryeministri ynë do të dalë dhe do të mbështesë publikisht varësinë e tij, duke besuar se thika që i nguli burri në trupin e Drejtorit të Përpunimit të Kredive, ishte lodër dhe jo e vërtetë?
Të paktën ministri duhet të ishte shkarkuar që atëherë. Ndërkohë vetë ministrja duhet të kishte marrë shembull nga ish-kolegu Rr.Rr, i cili la mandatin pasi familjarët e tij u përfshinë në një akt dhune në një lokal. Por Policia e Shtetit, që bën njoftim publik edhe për gjënë më të thjeshtë, pse është mbajtur sekret?!”, u shpreh Sula
Lini një Përgjigje