TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2024, 20:13

Shpopullim i vendit, Alizoti: Këtu refuzojnë të qëndrojnë dhe afrikanët!

Shkruar nga Pamfleti

Shpopullim i vendit, Alizoti: Këtu refuzojnë të

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti në fjalën e tij përpara demokratëve të Lezhës është shprehur se në Shqipëri po zbatohet një projekt ku po vidhet gjithçka.

Ai thekson se ky projekt që po zbaton Rama ia ka arritur qëllimit, pasi në vendin tonë refuzojnë të qëndrojnë dhe afrikanët.

“Dua të them dy fjalë, Shqipëria sot nuk gjendet në korrupsion por ka një projekt ku vidhet vendi dhe ky projekt ka arritur qëllimin ku as afrikanët refuzojnë të qëndrojnë këtu. Shumë socialistë në Tiranë më thonë, Alizot mos ja përmend më babën, por dua ti them që ai është i biri i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekës i partisë që vrau dhe preu shqiptarët.

Dua të them dy fjalë, Shqipëria sot nuk gjendet në korrupsion por ka një projekt ku vidhet vendi dhe ky projekt ka arritur qëllimin ku as afrikanët refuzojnë të qëndrojnë këtu. Koha është e shkurtër dhe unë kam një mirënjohje për demokratët të cilët kanë gjithë jetën që marrin pjesë në protesta, që mbushin sallat dhe që kanë gjithë jetën që nuk vlerësohen dhe do të vijë koha që do të vlerësohen. Rrofshin demokratët dhe fitore e suksese të gjithëve”, shprehet ai.

pd

Lini një Përgjigje