
Deputeti i Partisë Demokratike Evin Salianji ka folur lidhur me plagosjen me thikë të drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, nga bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj.
Kjo ngjarje u komentuar sot edhe nga drejtori i policë Tiranë Tonin Vocaj. Salianji iu drejtua Ballës duke i thënë se duhet të distancoheni nga deklarata e policisë që e quante ngjarje pa sensivitet.
Deputeti i PD e cilëson problematike përfshirjen e lidhjes së policisë me krimin, teksa shton se sovraniteti i është dorëzuar bandave kriminale dhe lidhur me ngjarjen nuk është marrë ende asnjë masë.
“Ngjarje e rëndë e raportuar së fundmi, por e ndodhur vitin e kaluar, e plagosjes me gozhdë, apo e nguljes së gozhdës ndaj barazisë së ligjit që bashkëshorti i një ministre i bën një punonjësi të ministrisë së financave, për shkak të pozicionit të punës, duke i kërkuar dorëheqjen në emër të ministres. Zoti ministër duhet të distancoheni nga deklarata e policisë që e quante ngjarje pa sensivitet. Problematikë përfshirja apo lidhjet e policisë me krimin. Duket sikur sovraniteti i është dorëzuar bandave dhe pavarësisht reagimeve më duket sikur nuk ka asnjë lloj reagimi dhe asnjë lloj mase”, tha deputeti i PD në kuvend.
Lini një Përgjigje