TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 10:38

'Dua të votoj në 2025', përfaqësues të Diasporës protestojnë në Kuvend, Garda i nxjerr jashtë

Shkruar nga Pamfleti

'Dua të votoj në 2025', përfaqësues të

Diaspora proteston brenda Kuvendit.

Ndërkohë që vijon seanca në Kuvend, në një prej lozhave të sallës, disa qytetarë kanë shpalosur një pankartë ku kërkohej vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025.

Në seancën plenare përfaqësues të diasporës nga kati i dytë i parlamentit kanë hedhur disa fletë në sallë ku gjenden deputetët.

Sakaq, ata kanë shpalosur dhe një banderolë ku shkruhet: Dua të votoj në 2025. Më pas gardistët i kanë nxjerrë jashtë sallës protestuesit.

E teksa këta të fundit u nxorrën nga salla e Kuvendit nga Garda, ndryshe ndodhi me Gazment Bardhin, i cili mori lejen nga kryeparlamentarja për të arsyetuar kërkesën e tij për interpelancë me Ramën.

Kërkesë kjo që pas arsyetimit të Bardhit u rrëzua me votat e mazhorancës.

 

diaspore kuvend garda \\\'dua të votoj në 2025\\\'

Lini një Përgjigje