
Pas denoncimit të kryeministrit Rama, autoritetet kanë nisur lirimin e hapësirave publike në zonën e "21 dhjetorit" në Tiranë.
Teksa ka publikuar pamje nga aksioni, ku janë çmontuar tendat e disa lokaleve dhe hapësira të tjera publike që ishin zënë, Rama shkruan se 'nuk do të ketë më tokë të xaxun'. Ai shkroi se të tjera hapësira do të lirohen në ditët në vijim.

"Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre", shkruan Rama.
Kryeministri ka paralajmëruar edhe një reformë të re për kontrollin dhe zhvillimin e territorit.
Lini një Përgjigje