Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të zaptimit të hapësirave publike dhe dhënies së lejeve me shkelje, duke njoftuar reformë të re ligjore për kontrollin e territorit.
Rama paralajmëron 6 reforma të reja ligjore, një prej tyre do të jetë edhe një reformë për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, nisur nga aksioni i paralajmëruar për zaptimin e hapësirave publike.
Në një postim në “X”, Rama thotë se “toleranca ndaj tokave të zëna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të marrë fund”.
Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e…
— Edi Rama (@ediramaal) July 9, 2025
Në fillim të këtij muaji, Rama ka paralajmëruar bizneset për rikthimin e hapësirave që janë zaptuar duke penguar kështu jetën e qytetarëve. Përndryshe do të përballen me gjoba, shembje të menjëhershme, gjykime administrative dhe penale për “krim mjedisor dhe dëmtim të pronës publike”.
Lini një Përgjigje