TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2025, 10:03

Pas Vlorës dhe Durrësit, “fshesa Rama” mbërrin në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Pas Vlorës dhe Durrësit, “fshesa Rama” mbërrin
Edi Rama

Pas vizita të befasishme në Bashkinë e Vlorës, Fierit e Durrësit, kryeministri Rama është nisur mëngjesin e kësaj të mërkure në Bashkinë e Elbasanit.

Ku njësoj si në tre bashkitë e mëparshme edhe këtu pritet që të bëjë mbledhje me kryetarët e bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen e drejtueseve, për t’u lënë vendin njerëzve të rinj, me ide dhe ambicie të reja.

Vizitat e kryeministrit vijnë në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ku Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër aksionet e nisura më herët edhe në Vlorë.

Ndërkohë si në Fier, edhe në Durrës Rama kërkoi largimin e drejtuesve aktualë të institucioneve në varësi të bashkisë. 

Lini një Përgjigje