TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2025, 11:20

Veliaj në burg, zona ‘kushinetë’ e Edi Ramës me SPAK-un dhe amerikanët

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj në burg, zona ‘kushinetë’ e Edi Ramës me
Erion Veliaj dhe Tony Blinken /

Pas sinjaleve amerikane për largim, Edi Rama flijoi Veliajn për të shpëtuar veten, por tani, pengu i vetëm që mund ta fundosë, është ai...

Më 15 shkurt të vitit të shkuar, Sekretari Amerikan i Shtetit vizitoi Tiranën dhe kreu katër lëvizje që e terrorizuan Edi Ramën.

Blinken foli fjalë të bukura për kryeministrin gjatë takimit me të (e pazakontë në protokollin “imperial”), nuk takoi asnjë politikan të opozitës (siç ka ndodhur gjithmonë në raste të tilla), takoi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Këto i bëri në publik, ndërsa në një drekë me Ramën, i tha atij se kishte ardhur koha që të largohet, mandati i katërt do të ishte i tepërt për Perëndimin.

Me përvojë të gjatë tashmë në politikë, me këshilltarë të huaj ustallarë që punojnë ‘non- stop’, por edhe duke parë raste të ngjashme, si për shembull ai i Milo Gjukanoviçit, Edi Rama kuptoi se ishte pranë një fundi të pashmangshëm.

Ju transmetua se duhet të ikte, e mira ishte me të mirë, pa ja thënë, por e nënkuptuar se nëse reziston do të ndodhte me pahir.

Publikimi i një shkrimi në ‘New York Times’ për lidhjet e Aleksandër Vuçiçit me mafian serbe, nuk ishte tjetër, veçse një sinjal i fortë për Edi Ramën.

Nuk vonoi shumë dhe bëri dy kundër- lëvizje të fshehta, ndërkohë amerikanëve u bëri të ditur se e ka kuptuar mesazhin dhe do të sillet mirë.

Sapo Antony Blinken iku nga Tirana, dërgoi në SPAK të famshmin denoncim të Nesti Angonit, ndërkohë që kontaktoi Richard Grenellin. Të cilin e pajtoi si këshilltar e lobist të tijin.

Ish-i dërguari i Trump për Ballkanin, e ktheu rajonin në një terren pjellor për të fituar miliona nga rrethi i strategëve MAGA, duke përfituar nga të gjithë të korruptuarit e rajonit. Komisionon marrëveshjet; duke sjellë Rudy Gulianin në Banja Luka me Milorad Dodikun, vetë me Aleksandër Vuçiçin dhe Edi Ramën, ndërsa Chris Lacivita-n me Sali Berishën. Një aferë shumëmilionëshe, e cila u poq me shumë takime e joshje pa fund nga kryeministri shqiptar. I cili ideoi marrëveshjen me familjen Trump, duke i ofruar ishullin e Sazanit.

I këshilluar nga Grenell, i cili fliste në televizionin pranë Sali Berishës shumë shpesh, Edi Rama ndikoi fort për t’i dhënë vulën e PD-së Sali Berishës, duke e nxjerrë nga “prangat” e Ilir Metës. I cili vulën e Partisë së Lirisë e pordorte si një mjet pengu për Berishën e izoluar de jure e de fakto.

Kështu në vetëm pak javë, Edi Rama bëri disa lëvizje rresht për të ndaluar një plan agresiv të amerikanëve për ta zbuar. Yuri Kim ishte larguar prej një viti nga Tirana dhe selia diplomatike nuk kishte ambasador, i cili ka mundësi ekzekutive për të planifikuar një operacion të tillë të rëndësishëm.

Në verën e vitit të shkuar, Edi Rama kryen një lëvizje të fortë, e cila më pas do të kërkonte një kundërgoditje, po të fortë. Duke përfituar nga vendimi i Gjykatës Speciale për ta vënë në arrest Ilir Metën dhe kërkesën e SPAK ndaj policisë, Rama organizoi të gjithë spektaklin e “Casa Italia-s”.

Tërheqja zvarrë e ish-presidentit, si një veprim tipik ‘alla gagsterësh’, ishte një lëvizje me disa sinjale për të treguar forcën e tij dhe vendosmërinë se nuk është kafshatë e vogël.

Por fati më i madh Edi Ramës i erdhi nga përtej oqeanit me fitoren e Donald Trump ndaj Kamala Harrisit. Mjediset e së cilës i kishte mikluar nëpërmjet Lindës, e cila i përktheu librin me paratë e marrë nga Soros.

Fitorja e Donald Trump shkaktoi një tërmet në mjediset diplomatike të Tiranës, të cilët mbanin marrëdhëniet me SPAK. Diplomatët dhe këshilltarët juridikë u kthyen menjëherë në Uashington, për të pritur udhëzimet e urdhrat e administratës së re.

Pas 20 janarit kur Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, Edi Rama, me anë të njerëzve të tij, përhapi panik në mjediset e SPAK se ka ndryshuar politika totalisht në SHBA. Kështu, shpejtoi arrestimin e Erion Veliajt, akt me të cilin kreu më shumë se dy lëvizje. I ofroi Sali Berishës dhe opozitës një ‘chupa-chups’ për të kaluar kohën deri në zgjedhje si propagandë, SPAK dhe amerikanëve ju vuri një zonë kushinetë si kufi, për të mos e çuar mendjen që t’i afrohen atij dhe zyrës së vet.

Në fund të vitit që kaloi, Rama ju dha SPAK-ut një sinjal të fortë, duke izoluar politikisht Erion Veliajn nëpërmjet sjelljes së Blendi Gonxhes si një alterego e tij dhe shkarkimin e kryebashkiakut si kreu politik i Tiranës. Për të treguar se ai e kishte bërë Lalin Erin “Kurbanin” e radhës.

Menjëherë pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama, bëri si i nervozuar dhe nisi të sulmojë SPAK dhe prokurorët e tij.

Ajo shfaqe ishte teatër, megjithatë kishte edhe një mesazh tipik mafioz, drejtuar prokurorëve. Të cilëve ju tha që të mos i afrohen telefonit të tij. Kjo deklaratë nuk kishte të bënte me përgjimin e telefonit të kryeministrit, pasi një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me leje të Parlamentit. Procedurë që do kohë për të nisur, por Rama e kishte me telefonat e njerëzve, të cilëve u ishte kapur komunikim i “papërshtatshëm” me të. Siç u fol disa kohë për njerëz të strukturave kriminale, edhe nëpërmjet kritpto- platformave.

I gjithë ai mllef i Edi Ramës, nuk kishte lidhje me Veliajn, por për t’i thënë SPAK, dhe sidomos amerikanëve, se mos të guxojnë të afrohen më lart në mazhorancë. Jo më kot përmendi thikat dhe dhimbjet në trupin e mazhorancës, ndërkaq që vijon e bën lëvizje e shkarkime, për t’i futur ‘trutë e gomarit’ se bëhet me vullnetin për ndryshime.

Por edhe pse duket që i ka shpëtuar, i vetmi që mund ta gozhdojë Edi Ramën është Erion Veliaj. Lali, tani nuk ka ç’humb më, të largojë familjen, e t’i çjerrë maskën Bablokut, i cili të gjitha ç’kanë ndodhur këto 13 vjet i ka bërë vetë, madje duke urdhëruar vartësit e tij që i shiti. Për t’i shantazhuar, Rama ndërsen bandat që e rrethojnë, gjë të cilën e pohoi edhe Arben Ahmetaj, i cili tha se i kishin kërcënuar deri edhe fëmijët./Pamfleti

veliaj në burg edi rama spak amerikanët

Lini një Përgjigje