TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2025, 13:03

Aksioni i qeverisë në Theth, reagon Berisha: Rama është një shpirt kërmë, janë kabina pa themel! 

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i qeverisë në Theth, reagon Berisha: Rama është
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka folur lidhur me situatën në Theth.

Autoritetet po heqin ndërtinet e paligjshme, gjë që ka sjllë kundërshtim dhe protesta nga banorët.

Berisha shprehet se asnjë metër e atyre tokave nuk janë të “nxanun”, siç i cilëson kryeministri Rama, por janë tëtrashëguara brez pas brezi, e që mirëmbahen nga banorët e zonës që promovojnë bukuritë e Thethit dhe turizmin.

Kryedemokrati argumenton se për aq kohë sa nuk ka pasur beton në këto shtëpiza apo kontejnere që shërbejnë për turizmin, nuk quhen ndërtesa të paligjshme. 

“Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi. Në rast se ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre kanë vendosur kabina apo kontejnerë, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me vetëdeklarim”, tha ai.

Sakaq, Berisha kritikon faktin se ndërhyrjet janë bërë në pikun e sezonit veror, duke bërë që turistët e huaj, të përballen pa shtëpizat e prenotuara.

“Cilado të ishte shtëpia e tyre, në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerë nga Australia, kanë prenotuar nga Gjermania, Izraeli, nga Egjipti, nga Franca, nga Italia, kanë prenotuar pushimet, e ky u del e u dërgon aty banda me uniformë për t’ua çmontuar kabinat apo çfarë janë ato, për të zhvilluar një betejë ku banorët e turistët janë bërë së bashku. Kjo është një shfryrje urrejtjeje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëzore”, tha ai.

Berisha shton se nëse do të kishte shkelje në zonë nga banorët, qeveria duhej të priste për përfundimin e sezonit për të vepruar.

“Por nëse aty janë bërë shkelje, atëherë çdo shtet çon njoftimin, e nuk ka shtet që ndërhyn mes sezonit. Prit të bjerë sezoni edhe vepro! Po zgjidhet mes një sezoni si hakmarrje atërore”, tha ai.

Ofendime pati dhe për kryeministrin nga ana e Berishës, lidhur me situatën në Theth.

“A mundet një njeri të dërgojë fallanga në Theth e t’ja heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet, kur e ka plot me turistë e ka të tjerë të prenotuar? Këtë e bën vetëm një shpirt kërmë, që ka shpirtin e të atit, xhelatit Kristaq Rama”, tha ai.

Lini një Përgjigje