TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2025, 12:29

Deputeti i PD: Salianji ka pontencialin për kryetar i partisë

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i PD: Salianji ka pontencialin për kryetar i partisë
Saimir Korreshi

Deputeti Saimir Korreshi, deklaroi se Ervin Salianji ka potencialin për të qenë kryetar i Partisë Demokratike. Megjithatë, Korreshi theksoi se aktualisht PD nuk ndodhet në fazën e zgjedhjes së kryetarit, pasi më parë duhet të sqarohen zhvillimet lidhur me zgjedhjet e fundit.

Ai e konsideron daljen e Salianjit një lajm pozitiv dhe një shtesë të vlefshme për partinë, duke theksuar marrëdhënien personale dhe profesionale që ka me të.

Sipas Korreshit, Salianji përbën një aset për PD-në, jo vetëm për shkak të kontributit të tij në beteja të ndryshme politike, por edhe për prezencën dhe karizmën që ka treguar në debatet televizive.

Dalja e tij, sipas tij, i jep një energji të re Partisë Demokratike në një periudhë të vështirë.

“Është një lajm i mirë dalja e Salianjit, unë e kam shok, mik te pjesa personale, edhe koleg për një pjesë kohe. Salianji është një aset për PD-në, si çdo koleg tjetër, pavarësisht se ndryshe nga kolegë të tjerë Salianji ka bërë shumë beteja, siç ishte kjo betejë. Është një figurë publike. Ka treguar që ka një karizëm në debatet televizive, patjetër që dalja e tij i jep një plus PD-së në këto momente amullie. Për të menduar për të tjerat, t’i dalë përballë Berishës e me radhë. Unë mendoj që çdo njeri është i lirë të kandidojë përballë gjithkujt në PD, por së pari duhet të mbarojmë proceset në lidhje me zgjedhjet. Ne në parti s’futemi për të qenë ushtarë, as unë as Ervini. Gjithësekujt që futet në parti, edhe ne që e kemi nisur me ngjitje traktesh, flamurësh në shtylla elektrike, gjithësecili përfshi Ervinin ka një potencial për të qenë kryetar i PD-së. Por e para s’kemi garë, jemi në një faze ku duhet të shohim çfarë ka ndodhur me zgjedhjet.", tha Korreshi për MCN.

salianji kryetar i pd

Lini një Përgjigje