Ish kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar sot një takim në Vlorë me të rinjtë. Ai u ka shprehur të rinjve se në Vlorë njerëzit s’janë të lirë të votojnë dhe zgjedhin vetëm ata që zgjidhen nga kryetari. Basha u shpreh se PS-ja është parti që riciklon vetveten.
Basha gjithashtu ka ironizuar Berishën.
"Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? Nuk jam bërë pishman për 9 shtatorin, ishte një vendim në interes të demokatëve", theksoi ai.
Më tej Basha se nuk është penduar për ditën kur përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.
Përgjigjet e drejtëpërdrejta kanë sukses të jashtëzakonshëm. Por kjo nuk është një përgjigje të cilës mund t’i përgjigjem me po apo jo. Natyrisht përgjigjja e shkurtë është jo, nuk jam bërë pishman. Nuk jam bërë pishman sepse vendimin nuk e kam marrë i nisur as nga interesi im, as nga interesi i një gupi të ngushtë. E kam marrë nisur nga interesi i demokatëve, të cilët e kanë parë me 14 majin se ku na çon vendimmarja e gabuar, se ku na çon gjykimi pa mend në kokë. Po gjykimi vetëm me emocion të cilin e kuptoj.
Shiko, mua nuk do të më dëgjoni kurrë të bëjë bardh e zi. Bardh e zi është varfëri mendore dhe varfëri shpirtërore. Nuk do të më dëgjoni kurrë të lëpij atë që kam pështyrë. As të shkel mbi atë që kam ecur, me bindjen se ka qenë rruga e drejt. Maksimumi mund të pendohem, siç jam penduar për jo pak gjëra dhe të kërkoj ndjesë siç kam kërkuar ndjesë, por duhet të kërkoj edhe më shumë, por jo të rivizatojë të kaluarën nisur nga interesat e të sotmes apo të nesërmes, këtë nuk kam për ta bërë kurrë. Me Sali Berishën kemi pasur një rrugëtim me pjesët e veta pozitive, të padiskutueshme që edhe sot nuk mund t’i mohojmë as unë dhe askush tjetër. Unë i pai jo, sikundër me dritëhijet e veta. Unë nuk jam që në këtë moment, meqë ai shpall armik këdo që si pëlqen dhe unë ta shpall armik. Nuk jam për këtë. Në një moment, pas vendimmarrjes së Shteteve të Bashkuara për ta shpallu non grata, ne u bllafaquam me një vendimmarje të vështirë, vendimmarrje që në fakt sfidon nëse je lider i vërtet apo i rremë. Se lider për të marrë vendime kur je në majën e pushtetit janë të gjithë. Dalim aty, në veçanti këtu në bulevardin kryesorë të Vlorës dhe e kemi plotë me lider të kalibrit europianë apo jo? Ama prova e vërtetë e lidërshipit është kur duhet të marrësh vendim të vështirë. Sprova e vërtetë e lidrershipt është nëse ndodhesh para një vendimi që o do të sakrifikosh veten, o do të sakrifikosh ata që të kanë besuar lidershipin.
Lidershipi që sakrifikon ata që i kanë besuar lidershipin për të shpëtuar veten, është lidership i rremë. Dhe unë nuk pranova i dashur Edison, të jem një lider i rremë. Unë e dija që pa majen e një vendimi të tillë, Partia Demokratike dhe demokratët do të futeshin në një kolaps, në një rrugë pa krye dhe për asnjë çastë nuk pretendova të kundërtën. Dhe kjo, padiskutim që më vuri paa përgjegjësisë për të marë atë vendim. E dgjuat çfarë tha pas kësaj? Dëgjuat sulmet, baltën, shpifjet? Ku jemi sot? Ku e kemi sot revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Edi Ramën? Ku e kemi sot retorikën gjithë inflacion të shitjes së zgjedhjeve? Sepse derisa mora atë vendim, kjo retorikë nuk ekzistonte. Shpifjet dhe balta që hidhen sot ndaj meje, është e njëjta që hidhte Edi Rama kundër meje. Po tani ku jemi? Jemi më mirë apo më keq? Pse jemi më keq? Sepse vendosi interesin e vet personal mbi interesat e demokratëve. Nuk është kurrë vonë për të hedhur hapin e duhur.", tha Basha.
Lini një Përgjigje