TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2023, 22:41

“PD-së i duhet lidership i ri”, Godole: Mbështes personat që nuk e lidhin fatin e tyre me partinë

Shkruar nga Pamfleti

“PD-së i duhet lidership i ri”, Godole: Mbështes personat

Pedagogia Jonila Godole deklaroi në emisionin “Arnautistan” se PD ka nevojë për një lidership të ri dhe të hapet, pasi në të kundërt do detyrohet që të mbyllë “qepenin”. Godole vuri në dukje se duhet një ndarje me liderët karizmatikë,  duke shtuar se ajo do mbështeste persona që kanë shkëlqyer në karrierat e tyre dhe nuk e lidhin fatin e tyre me partinë.

Udhëheqësit nuk vijnë me katapult nga sipër, udhëheqësit dalin. Sikurse doli Rama. Kujt ia merrte mendja që ai do të vazhdonte me kokëfortësinë dhe planin e vet. Në kohën e duhur dalin udhëheqësit e duhur. Pas liderave karizmatikë që shqiptarët janë mësuar t’i adhurojnë dhe më pas t’i urrejnë. Më shumë se për lidera karizmatik do isha për lidera të përgjegjshëm. Njerëz krejt normal, që mund të organizojnë një parti, që mbajnë përgjegjësi, që kanë një karrierë të tyren. Ka ardhur koha që të ndahemi nga liderat karizmatik. Nano është ndër rastet e vetme që ai largohet dhe vërtet largohet. Do kisha preferuar që edhe përvoja e Berishës dhe Bashës të ishte aty, por PD ka nevojë një lidership të ri, program të ri, qasje të re.

Kam propozuar 4 pika çfarë mund të bëjë PD. Analiza, ngritja e grupit të punës, furnizimi i partisë, ftesë çdo individi mundësisht jo politikan profesionist, por profesionist në karriera. Një program modern, që është i hapur jo vetëm ndaj pjesës tradicionale, ku të përfshihen edhe të rinjtë, gratë dhe diaspora. Ka shumë persona që janë edhe në diasporë dhe na thonë znj.Godole rezistoni. Më vjen keq që të humbasin këto resurse që kemi në botë. Ata që kanë diçka për të humbur thjesht po presin. Prandaj PD është në këtë gjendje sepse secili sheh interesin e vet. PD ka nevojë për analizë të thellë dhe ka nevojë që t’i hapi dyert për të marrë njerëz të tjerë aty brenda. Nëse PD nuk e bën këtë hapje do jetë e detyruar të mbyllë qepenin. Mua më vjen keq që PD të vdesë dha ta mbyllë misionin e vet. Vetëm një lidership i pastër ku Rama dhe kabineti i tij s’ka ku ta preki. Duhet të jenë njerëz të pastër dhe vetëm kështu PD do jetë fituese”, tha Godole.

E pyetur, ‘nuk e ke menduar t’i thuash vetes kërce një shkallë më lartë, të frymëzosh njerëzit?”, Godole u përgjigj: “Unë po flas. Nëse ata frymëzohen...Do ta shoh këtë gjë”.

Ajo shtoi se do mbështeste persona që kanë shkëlqyer në karrierat e tyre dhe nuk e lidhin fatin e tyre me partinë.

godole pd

Lini një Përgjigje