TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2023, 13:46

A ka bisedime për “pajtimin” e grupimeve në PD? Belind Këlliçi: Tani kemi vetëm një qëllim

Shkruar nga Pamfleti

A ka bisedime për “pajtimin” e grupimeve në PD? Belind

Kandidati i opozitës që garoi për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 14 majit.

Ai u pyet nëse opozita po përgatit protesta, për këtë Këlliçi tha se ka një sugjerim të Berishës, por që ende nuk është vendosur për protesta, pasi aktualisht po punohet sipas tij për dokumentimin e parregullsive në zgjedhje.

“ Nuk di t’ua them në lidhje me protestën. Ka qenë një deklaratë e Berishëss. Nuk ka ende një vendimmarrje nga forumet e PD, por ka qenë një sugjerim i tij. Do ketë apo jo protesta në raport me rezultatin zgjedhor, do duhet t’i faktojmë, Jemi fokusuar 100% tek problematikat. Në momentin që kemi një dosje të plotë, do t’i behet me dije të gjithë qytetarëve.”, tha ai.

Ai u shpreh se demokratët duhet të bashkohen jo thjesht mekanikisht, por mbi bazën e një fryme për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Çdo demokrat është i rëndësishëm, s’ka rëndësi çfarë posti ka, por duhet të gjendet gjuthë përbashkuese, një bashkëpunim jo thjesht mekanik, jo aritmetik, por krijimi I një frymë të përbashkët për sa kohe ne biem dakord që zgjedhjet në Shkodër zgjedhjet i ka vjedhur Edi Rama, nuk ka faj Sali Berisha.  Mund të jetë një person I caktuar që mendon ndryse, por për sa kohë biem dakord që ne kemi një kundërshtarë politikë që quhet Edi Rama, dhe jo Edi Rama. Atëherë biem dakord që jemi në të njëjtin drejtim”, tha ai.

Këlliçi gjithashtu u pyet nëse ka përpjekje për bisedime me grupeve brenda Partisë Demokratike.

“Ka bisedime, kam takuar koleg, miq, dashamirës. Demokratë që nuk e kanë gjetur veten tek Bashkë Fitojmë. Jemi ulur dhe kemi diskutuar  për një qëllim të përbashkët që ne të fitojmë zgjedhjet e 2025. Patjetër që ka diskutime, nuk ka negociata. Nuk ka mandatim, qoftë të një pale apo një tjetër për të bërë diskutim, por ka diskutime krejt normale mes kolegësh dhe ish-kolegësh. Uroj që secili që kërkon fitoren në zgjedhjet e 2025, koha është në disfavorin tonë dhe që do duhet të kapin mundësinë për tu bashkuar dhe për të mundur Edi Ramën, nëse duan të vijnë në pushtet. Nëse dikush kërkon të marrë peng një vulë për të qëndruar në opozitën, atëherë  kjo është jashtë ekuacionit”, tha ai.

belind këlliçi kriza në pd negociata

Lini një Përgjigje