TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Gusht 2025, 11:59

Situata kritike në Gramsh dhe Delvinë, Rama thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm, sinjalizoni çdo vatër zjarri

Shkruar nga Pamfleti
Situata kritike në Gramsh dhe Delvinë, Rama thirrje banorëve:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e vështitë të po kalon vendi 24 orët e fundit nga zjarret, ku situata është kritike në Gramsh dhe Delvinë.

“Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.

Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja.

Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal”, shkruan Rama.



situata kritike në gramash dhe delvinë rama thirrje banorëve

Lini një Përgjigje