TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Gusht 2025, 07:36

Shqipëria në flakë, Tabaku: Qeveria të reagojë menjëherë, nuk mjafton vetëm propaganda pas çdo zjarri

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria në flakë, Tabaku: Qeveria të reagojë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me situatën e rënduar nga zjarret në Shqipëri.

Gjendja u deklarua si kritike pasi përmasat e zjarrit ishin të frikshme. Vatrat e zjarrit rrezikuan edhe qytetet, e favorizuar nga era.

Jorida Tabaku bën thirrje për reagim të menjëhershëm pasi situata paraqitet kritike në disa qytete ku aktualisht janë 37 vatra zjarri në vend, ndërsa ka nisur evakuuimi masiv i banorëve në Delvinë.

Ajo thekson se nuk mjafton propaganda dhe deklaratat e qeverisë pas çdo zjarri, pasi duhet një strategji serioze, investime të qëndrueshme dhe një administratë që punon për qytetarët, jo për tendera klientelistë.

“Këtë vit, Shqipëria është përballur me një bilanc të rëndë nga zjarret: pas Borshit, Kaninës, Vlorës, tashmë edhe Gramshit e Tiranës. Është e dhimbshme të shohësh se, përballë fatkeqësive të tilla, shteti mbetet i pafuqishëm, pa mjetet dhe infrastrukturën e domosdoshme për t’i përballuar.
Çdo verë, pas çdo tragjedie, dëgjojmë të njëjtat premtime për blerje helikopterësh dhe investime në pajisje. Por vit pas viti, ato mbeten vetëm fjalë, ndërsa flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish. Menaxhimi i këtij sezoni turistik ka treguar se, nga turizmi te emergjencat, mungon një strategji serioze dhe funksionale.
Punonjësit që luftojnë me zjarrin meritojnë mirënjohje të veçantë: në kushte ekstreme dhe temperatura përvëluese, ata punojnë me përkushtim në vijën e parë të rrezikut. Por sakrifica e tyre nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e shtetit.
”, shkruan Tabaku.

 

Lini një Përgjigje