TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Gusht 2025, 22:02

Bastisja e “News24”, Gazment Bardhi: E paimagjinueshme të merren materialet e redaksisë pa vendim gjyqësor! 

Shkruar nga Pamfleti

Bastisja e “News24”, Gazment Bardhi: E paimagjinueshme të
Teksa bastisja e redaksisë së News24 ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotm dhe ende vijon, ka ardhur një reagim nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. 

Duke folur për sekuestrimin e sendeve dhe dosjeve personale të gazetarëve pa një urdhër gjykate,  Bardhi e quajti këtë veprim një krim shtetëror. 

“E paimagjinueshme të merren materialet e redaksive mediatike pa asnjë vendim apo kontroll gjyqësor. Ky është një krim shtetëror që po ndodh para kamerave dhe që ka përgjegjës. Konfiskime pa gjyq bëhen vetëm në regjime diktatoriale. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë”, shprehet Bardhi.  

 

Lini një Përgjigje