
Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar ndotjen masive me plehra në një zonë të Tiranës.
Me një video të publikuar në rrjetet sociale nga Selita, Braçe denoncon hedhjen e plehrave apo mbetjeve inerte, pranë Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit nr.4.
I indinjuar, duke raportuar papërgjegjshmërinë e qytetarëve, teksa tregon pamjet nga vendi ku janë grumbulluar mbetje, ai shprehet se “në Tiranë po nuk u çmende është fat”.
“Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e Bashkisë që insiston të mbajË koshat e plehrave në derë të Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit 4.
Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu!
Në këtë qytet është e kotë të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh sepse gjithkush me shumë pushtet-për të vendosur për koshat, me pak pushtet-për të hedhur mbetjet e veta, nuuuuuuuuk dëgjon”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje