TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2025, 17:39

Skandali/ Kamionë privatë mësyjnë brenda News24, grabisin kompjuterat dhe sendet personale të gazetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ Kamionë privatë mësyjnë brenda News24, grabisin

Një akt i paprecedentë dhe vandal po ndodh në godinën e News24, ku po merren me kamionë pajisje të kompanisë dhe sende personale të gazetarëve.

Pas protestës së gazetarëve dhe dëmtimit të serverave dhe arkivës së televizionit "News 24" nga IKMT, kamionë të mëdhenj me targa private mësyjnë brenda ambienteve të Focus Group pa asnjë lloj autorizimi.

Policia dhe shteti po kalon çdo imagjinatë. Mësohet se, civilë të ndryshëm dhe të paidentifikuar po grabisin pajisjet private dhe çfarë të munden e më pas i ngarkojnë në kamionë.

Gazetarë të "News 24" thonë se po shkulen pajisje të televizionit sikur tenda apo sende të pavlera.

Skandali/ Kamionë privatë mësyjnë brenda News24, grabisin

Bëhet me dije se gjithashtu janë çmontuar studiot televizive, tavolina dhe sende që janë vënë ndër vite të tëra. Nga salla e mbledhjeve janë rrëmbyer tavolina dhe karrike. Ndërkohë, nuk ka asnjë përfaqësues të kompanisë që të mbajë procesverbal.

Redaksia e News 24 ka bërë thirrje urgjente ambasadave të huaja, institucioneve ligjore, deputetëve të Parlamentit dhe kryetarëve të partive, që të ndërhyjnë pasi nëpër zyra po konfiskohen dhe po merren të dhënat nga kompjuterët e gazetarëve.

“Thirrja është e qartë: të ndalet menjëherë grabitja e informacionit dhe të garantohen të gjitha standardet e sigurisë dhe lirisë së medias, si një shtyllë themelore e demokracisë në vend”, u shprehën gayetarët.

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër ndaj këtij skandali, e cila tha se në kompjuterin e saj në redaksi ndodheshin disa dosje shumë të rëndësishme dhe sekrete më të cilat po punonte. Ajo është shprehur se “Kambalja” Ardi Veliu bën mirë t’i lexojë ato dosje se mbase gjen edhe emrin e tij.

“Dosjet e mia që kanë shumë sekrete brenda, me të cilat po punoja, kompjuterin tim e çdo pajisje tjetër që më nevojitet për të ushtruar profesionin janë konfiskuar në mënyrë arbitrare nga Ard Veliu. Po e quaj Kambale siç e thërrisnin policet, shume prej të cilëve iu shkatërroi karrierën.

Kambalen do mbaj mend si shoferin personal të Eskobarit, si kryepolicin që përdori foton e një skenari filmi për të denigruar një grua, djalin e të cilit e kishte dhunuar policia. Si njeriun e skandalit të gradave dhe shërbëtorin e verbër të pushtetit.

Meqë dosjet i ke konfiskuar, lexoji se mbase gjen dhe emrin tënd!”, shkuan Klodiana Lala.

Në këto pajisje ndodhen informacione të rëndësishme nga investigime mbi korrupsionin, të cilat jo vetëm që përbëjnë prova të mundshme kundër abuzimeve, por edhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e gazetarëve dhe burimeve që i kanë siguruar ato.

Skandali/ Kamionë privatë mësyjnë brenda News24, grabisin

Kujtojmë se, në mesditë IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë, dhembi urën lidhëse dhe dëmtoi kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë arkivën dhe severat e televizionit. 

Lini një Përgjigje