
Gjatë kohës që po zhvillohej protesta e gazetareve dhe shoqërisë civile para godinës së News24, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar brutalitetin duke shembur një prej pikave më të rëndësishme që lidhte dy godinat e News24 dhe Panorama TV.
IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë, ditën e sotme ka shembur urën lidhëse dhe ka dëmtuar kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë arkivën dhe severat e televizionit.

Ekspertët e News24 flasin për dëme të konsiderueshme që ka shkaktuar kjo ndërhyrje, pasi janë prekur lidhjet e transmetimit dhe serverat me të cilën operonte ky televizion, duke venë në rrezik pasurinë më të madhe, arkivën e TV.
Lini një Përgjigje