TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Gusht 2025, 22:49

"Sjellje banditeske", Zhupa për plaçkitjen tek News 24: Marrja e sendeve personale të gazetarëve, e paligjshme!

Shkruar nga Pamfleti

"Sjellje banditeske", Zhupa për plaçkitjen tek News 24:

Deputetja Ina Zhupa ka dënuar plaçkitjen në News 24 si një veprim banditesk dhe të paligjshëm, duke theksuar marrjen e sendeve personale të gazetarëve pa asnjë bazë ligjore.

Ajo dënon dhunën ndaj gazetarëve dhe mungesën e dokumentacionit zyrtar nga policia gjatë bastisjes. Zhupa e cilëson këtë sulm si një kërcënim ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së informimit, të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane. Sipas saj, qeveria po përpiqet të heshtë gazetarinë investigative duke marrë materialet e punës së gazetarëve.

"Halli nuk ishte një godinë! Halli ishte të venë “armët në kokë” fjalës së lirë dhe gazetarëve dhe jo se ku do prodhojnë armë! Bastisin median pa asnjë shkresë dhe dhunojnë gazetarët që kërkojnë të shikojnë se ku bazohet ky veprim në shkresë zyrtare. Ky nuk ështe shtet ligjor, kjo është sjellje banditeske. Pamje që ngjajnë me republika diktatoriale ku natën sulmohen “armiqtë e popullit”, të pabindurit e partisë. Persona civil që po bastisin ambientet e Neës 24, duke rrëmbyer pa asnjë të drejtë ligjore materialet e punës, kompjuterat dhe dokumentat e gazetarëve po kryejnë një shkelje të rëndë me urdhër politik.

Kërkesës për të paraqitur një shkresë zyrtare se ku e bazonin këtë veprim policia e shtetit i është përgjigjur me dhunë ndaj kryetarit të Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë Isa Myzyraj dhe gazetarit Osman Stafa. Marrja e materialeve të punës së gazetarëve është e paprecedent dhe e paligjshme! Këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të lirisë së medias, të drejtës së informimit dhe mbrojtjes së burimeve konfidenciale të gazetarëve, parime të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Për këdo që ende kishte dyshime tashmë kuptohet qartësisht arbitrariteti i një qeverie që nuk ka hallin e një godine, por ka hallin të heshti gazetarët, të zhduk materialet investigative nga kompjuteri i Klodi Lales, i Osman Stafës dhe të gjithë gazetarëve kurajoz të këtij grupi mediatik", shkruan Zhupa. 

news 24 ina zhupa

Lini një Përgjigje