
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar mbi idenë e krijimit të një shteti bektashi. Në një emision ai ironizoi duke thënë se kjo ide e Ramës është si ai ‘budallai që hedh një gur në lumë dhe të tjerët mundohet ta nxjerrin’.
Sipas tij, nëse është vërtet serioze, atëherë bie ndesh me Kushtetutën, teksa ironizoi se dhe ai ka një bahçe te shtëpia, por nuk e shpall dot shtet.
'Si puna e budallait që hodhi gur në lumë. Hajde të merremi me këtë pjesë. Sa herë në vështirësi, ose vishte me brekë, ose vishte me çorape me gisht përjashta. Nëse është serioze është në shkelje të hapur të kushtetutës të Republikës Shqipërisë. Nëse ka blerë ndonjë bahçe jashtë Shqipërisë mund t’ia japin për shtetit. Të gjithë kemi nga një bahçe tek shtëpia dhe ta bëjmë shtet. Është jashtë asaj që quhet Vatikan. Harmoninë fetare që kemi po e përzjenë. është në kufijtë e asaj që jemi mirë pse të mos nisim një luftë fetare', tha ai në “Report TV”.
Më tej Koreshi thekson se krijohen precedentë të rrezikshëm, pasi komunitete të tjera mund të kërkojnë një republikë autonome brenda Shqipërisë.
'Ç’është kjo kërkesë që hiqni dorë nga kufijtë e shtetit shqiptar?! Kryegjyshata të vazhdojë të ushtrojë harmoninë fetare. Le të bëhet një republikë Orthodokse Autoqefale, le të bëhet një shtet islamik te xhamia tek PD-ja', shtoi ai.
Lini një Përgjigje