
Edi Rama duket se nuk e ka mbështetjen e të gjithë deputetëve socialistë për idenë e krijimit të një shteti bektashi. Deri më tani ka qenë heshtje totale nga qeveria dhe PS, teksa sot ka ardhur reagimi i parë.
Deputeti Eduart Ndreca u pyet në një studio televizive mbi këtë ide dhe deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme krijimin e një shteti të tillë.
“Nuk e kam ndjekur në detaje sepse nuk e shoh të arsyeshme të ndodh diçka gjë e tillë. Nuk është hedhur në kontekstin e shtetit bektashi. Mbetem i distancuar nga kjo ide nëse është hedhur e tillë”, tha ai në “Report TV”.
Ideja e një shteti të tillë u bë e ditur të shtunë nga media amerikane “New Yok Times”, teksa më pas Rama e pranoi dhe në OKB. Mirëpo nuk ka asnjë të dhënë se si do të funksionojë ky shtet.
Lini një Përgjigje