
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka komentuar gjyqin ndaj tij, që njihet si çështja “Babale”.
Salianji tha se është në gjyq pas kallëzimit të një trafikanti. Ai u shpreh se Agron Xhafaj ka hyrë në burg në Itali menjëherë pas denoncimit të tij, për të shmangur një hetim të ri.
“Unë kam denoncuar vëllanë e Fatmir Xhafajt, që ishte dënuar në Itali dhe lëvizte i lirë në Shqipëri prej vëllait. Sapo është bërë denoncimi, Agron Xhafaj ka shkuar në burg në Itali. Është një audio e bërë mes dy personave, unë thjesht e kam publikuar. Trafikanti që ka hyrë në burg ka bërë kallëzim.
Në gjyq është avokati i trafikantit dhe unë. Agron Xhafaj shkoi vetë në burg, që të shmangin hetimin e ri ndaj tij për trafik droge. Akuza që kam unë është që kam shkatërruar reputacionin e trafikantit të drogës, kam shkuar ministrin dhe kam bërë kritikë ndaj qeverisë, si në kohën e Enverit”, tha Salianji për “News 24”.
Lini një Përgjigje