TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2024, 14:19

Listë e përbashkët PD-PL? Meta zbardh takimin me Nokën: Preferojmë të dalim me logon dhe flamurin tonë! 

Shkruar nga Pamfleti
Listë e përbashkët PD-PL? Meta zbardh takimin me Nokën:
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar takimin me Flamur Nokën, por thotë se ky takim është zhvilluar ditën e djeshme dhe ka qenë tepër miqësor.

Meta tha se kanë diskutuar për aksionin opozitar, por edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërsa i pyetur nëse do të jetë pjesë e primarëve të PD për zgjedhjet e ardhshme, Meta u përgjigj: “Respektojmë cdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të votës. Respektojmë cdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë”.

Pyetje: Listë të përbashkët apo listë të ndarë?

Ilir Meta: PL në cdo rast do kërkonte fitoren e opozitës. Do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL.

Lini një Përgjigje